Nga Everest HAXHI
E gjitha filloi me një njoftim të thjeshtë nga Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Antony Blinken se ish Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është një person “Non Grata” për shkak të standardeve dhe politikave kundër korrupsionit që administrata aktuale po zbaton.
Eshtë shumë e thjeshtë!
Sali Berisha është një politikan i korruptuar dhe Departamenti i Shteteve të Bashkuara ka të gjitha provat e nevojshme për të mbështetur atë vendim, pa marrë parasysh sa avokatë francezë do të përfshihen në këtë. Për të gjithë ata qe e njohin fuqinë dhe burimet e pashtershme që ka Departamenti i Shteteve të Bashkuara, është e lehtë të pranojne që kjo deklaratë nuk është produkt i mediave dhe as OJQ-ve që veprojnë në vend. Kjo është një deklaratë shumë serioze që vjen nga një analizë shumë e kujdesshme diplomatike, e cila përfshin dekada monitorimi, mbështetjeje dhe pjesëmarrjeje në këshillimin e klasës politike shqiptare drejt pluralizmit dhe demokracisë.
Fakti që Sali Berisha nuk është i vetmi politikan I korruptuar I klases politike në Shqipëri nuk e bën atë të pafajshëm dhe as viktime te ndonje teorie konspirative. Akuzat e Departamentit te Shtetit e bejne atë politikanin e parë shqiptar të atij kalibri që quhet akuzohet publikisht per korrupsion dhe publikisht I heqin te drejten e mikepritjes ne Amerike. Sali Berisha e di këtë! Sali Berisha e di se ai do të jetë modeli per të gjithë që të vijnë pas tij duke u përballur me akuza të ngjashme dhe duke ekspozuar dekadat e tyre të keqbërjeve dhe akteve korruptive qe e kane lënë popullin dhe shoqërinë shqiptare pa shpresë për të ardhmen.
Kjo është dhurata më e madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i japin popullit shqiptar. Kjo është mbështetja më e madhe që Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim dhe Sekretari I Shtetit Antony Blinken po i jep Shqipërisë. Vendosja e një precedenti te tille, me nje mesazh te qarte se askush nuk është mbi ligjin, do te jete nje ndihmese shume e madhe per institucionet dhe shoqerine shqiptare.
Fatkeqësisht, dëmi që kanë bërë politikanët e korruptuar në Shqipëri është shumë i madh. Pervec tranzicionit pafund qe ata kane prodhuar dhe prodhojne, ata kanë shtrembëruar dhe demtuar thelbesisht konceptin e kontributit politik te nje shoqerie te shendetshme demokratike duke manipuluar perceptimin mbi Politiken dhe lidhjen qe ajo duhet te kete me institucionet dhe shoqerine. Duke vendosur figuren autoritare te liderit partiak mbi cfaredo standarti institucional ata kane shkaterruar demokracine Brenda forcave te tyre politike dhe kjo ka reflektuar qeverisjen e tyre totalitare te veshur me nje pekt qesharak “pluralizmi”.
Sali Berisha ishte udhëheqësi i padiskutueshëm i Partisë Demokratike dhe shembulli ideal që modeli autoritar ishte mënyra e vetme e menaxhimit politik në Shqipëri. Ai ishte dhe mbetet mjeshtri i manipulimeve politike dhe aleancave pa moral politik per te maskimizuar fuqine e tij politike, duke mos harruar koalicionet e tij me partite e majta qe shkaterruan cdo lloj principi apo vlere per te cilat Sali Berisha po I kerkon sot te pasardhesi I vet duke manipuluar foltoret e demokrateve te thjeshte. Eshte dhe mbetet fakt qe të gjithë ata që folën kundër përfunduan të dëbuar, te persekutuar politikish apo edhe të humbur.
Kryetari aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha eshte produkti i Sali Berishës. Lulzim Basha u mbështet publikisht dhe privatisht nga Sali Berisha në marrjen në dorëzim të Partisë Demokratike duke detyruar të gjitha strukturat lokale të votojnë për Lulzim Bashen dhe duke mosrespektuar kundërshtarin, te ndjerin Sokol Olldashi I cili nuk pati asnje një shans kundër “Të Perzgjedhurit”. Nuk duhet te harrojme qe të gjithë ata që votuan për Sokol Olldashi u shpallën heretikë dhe u dëbuan nga strukturat e partisë, natyrisht me bekimin e Sali Berishës.
Kryeministri aktual i Shqipërisë Edi Rama është gjithashtu një produkt I sistemit partiak te Sali Berishes dhe I konceptit politik Berishian. Edi Rama mori Partinë Socialiste nga Fatos Nano, një udhëheqës liberal qe pranonte fraksionin në Partinë Socialiste duke u dhene hapsira strukturave të brendshme te riformoheshin.
Nën udhëheqjen e Edi Rames, duke zbatuar të njëjtin model autoritar si Sali Berisha, Partia Socialiste është bërë makthi i çdo socialisti të ndershëm në Shqipëri dhe po konsumohet nga korrupsioni, imoraliteti politik dhe dekadenca. Asnjë zë alternativ dhe as pikëpamje politike alternative përveç udhëzimeve dhe orientimeve “sui generis” dhe të drejtpërdrejtë nga Kryetari Edi Rama.
Politikanët autoritarë në Shqipëri dhe sidomos modeli Berishian I lidershipit totalitar e kane kthyer klasen politike shqiptare ne nje oligarki politike fuqiplote. Eshtë e pamundur që populli shqiptar të fitojë lirinë e tij apo vetem te mendoje qe mund te shpetoje prej tyre. Zerat sporadike jashte politikes dhe deri diku portalet mediatike nga shoqeria e lire kane dhene alarmin me kohe por eshte e pa mundur te gjejne hapesira.
Shoqërisë shqiptare ka nevojë për mbështetje dhe kjo mbështetje. Shtetet e Bashkuara nepermjet perfaqesuesve te saj kane ofruar cdo here pikerisht kete mbeshtetje dhe duke I bere thirrje te vazhdueshme popullit shqiptar qe te mos pranoje modele te tilla menaxhimi, te mos pranoje modele korruptive qeverisje pasi fatura per kete eshte jashtazokisht e larte.
Ambasadorja Yuri Kim dhe gjithë paraardhësi e saj kanë thirrur pafundesisht qe çdo shqiptar të zgjohet dhe te rrise ndergjegjen shoqerore për të vepruar duke mos patur frikë. Model politik i korruptuar po e mban peng shoqërinë shqiptare. Qe prej lëvizjes “Act Now” “Vepro Tani” te Ambasadorit Arvizu dhe rishtaz me Deklaratat publike të Ambasadores Kim ka ardhur koha qe shoqeria shqiptare te mbeshtesi ndryshimin. Departamenti Amerikan i Shtetit,duke folur me emra per politikanët e korruptuar, e ka nisur tashme processin ne mbeshtetje te popullit shqiptar duke exposuar nje nga nje te gjithe ata politikane dhe familjet e tyre qe kane perfituar ne menyre te paligjshme dhe kane shperdoruar besimin dhe voten e popullit.
Fatkeqesisht nje model I tille politik ngritur mbi themelet e korrupsionit dhe nepotizmit ka demtuar rende perceptimin racional të realitetit politik në Shoqërinë Shqiptare. Ka demtuar rende perceptimin mbi kontributin e drejte qe shoqeria duhet te kete ne politike dhe lidhjet e shendetshme qe politika duhet te kete me institucionet per funksionimin maksimal te mire qeverisjes. Te rinjte shqiptare e mendojne kontributin politik si nje rruge pasurmi te shpejte dhe pa kokecarje duke anashkaluar vlerat dhe kontrubutin individual si standartin baze per te ardhmen e tyre.
Shumë mbështetës të Berishës, për fat të keq të manipuluar dhe të gabuar harrojnë faktin se Sali Berisha është një politikan i korruptuar! Vete ai dhe sistemi partiak qe ai krijoi jane pergjegjesit kryesor për mungesën e reformave në drejtësi, tranzicionin e pafund, mungesën e standardeve politike, mungesën e reformave të pronarit të tokës, nepotizmin dhe totalitarizmin . Ligji 7501 eshte shembulli me flagrant I deshtimit politik dhe konceptit qe ka Sali Berisha per demokracine dhe tregun e lire. Ky ligj famekeq ka shkatërruar të ardhmen e Shqipërisë, duke lënë dekada të hapura konflikte të tmerrshme të tokës, të pazgjidhura deri në këtë ditë dhe, duke I dhene hapsira Mafias dhe famijareve te pushtetareve per te përfituar nga ky ligj. Pefitimie korruptive për të cilën ai akuzohet nga Sekretari i Shtetit Amerikan.
Fatkeqesisht te manipuluar jane edhe mbështetës te berishes në Diasporë dhe në Shtetet e Bashkuara, te cilet harrojne se Sali Berisha dhe standardet e kontributit politik që ai krijoi, ishin dhe jane shkaku kryesor që ata emigruan dhe nuk gjeten hapsire te kontribojne per te ardhmen e vednit te tyre. Sistemi bazohej në lidhje tradicionale politike, ne nepotizem dhe jo mbi vlerat intelektuale individuale dhe përvojën institucionale. Eshtë i njëjti sistem që Edi Rama po ndjek në Partinë Socialiste dhe në të gjitha institucionet shqiptare.
Shprese ka per te ardhmen pasi shpresa eshte e fundit qe vdes! Me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Shqipëria po bën hapa të mëdha në procesin e integrimit drejt institucioneve dhe organizatave perëndimore. Sfida e dyfishtë mbetet në zbatimin e reformave shumë të nevojshme në institucionet shqiptare dhe drejtësinë, si dhe reforma shumë të nevojshme në mendimin dhe kulturën politike. Faktori i brendshëm politik luan një rol kryesor si një tregues i shprehjes së gatishmërisë për të ndihmuar procesin e integrimit përmes reformave të hartuara mirë. Kjo e bën shumë të rëndësishme që modeli i ri politik i udhëheqjes të zbatojë një kulturë të re politike në pranimin e një reformimi të plotë brenda partive politike.
Ne politike nuk duhet të ketë idhuj por vetëm standarde dhe ngjarje politike. Emrat duhet të jenë produkt i standardeve politike të zbatuara me sukses dhe jo e kunderta. Kjo është vlera qe ofron shoqëria e hapur dhe kultura perëndimore. Ky është mesazhi i vërtetë i Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Për të gjithë ata që e lexojnë ndryshe është momenti i duhur për të reflektuar. Diplomatët e Shteteve të Bashkuara nuk përfshihen në hakmarrje personale dhe as kanë interes personal ne ushtrimin e detyres se tyre fisnike. Ata janë ngritur ne karrieren e tyre nëperjet integritetit profesional dhe vlerave e standarteve morale të domosdoshme për të qenë një Përfaqësues i Shteteve të Bashkuara. Ato janë një produkt i vetë standardeve të institucioneve dhe vendit qe perfaqesojne, standardeve që ne do të donim të shihnim në të gjithe spektrin politik, institucionet dhe shoqërinë shqiptare.