Pas një Postimi të gazetarit Cim Peka në Facebook për vizitën e Albin Kurtit në Tiranë duke takuar krerët më të lartë të qeverisë Shqiptare, Evi Kokalari menjëherë reagon në rrjetet sociale.
Evi Kokalari : “Cim Peka, fajin e keni ju të medias bashkë me Lulzim Basha e të tjerë, që u entuziasmuat në ekstazë për fitoren e Albinit Kurtit, thjeshtë sepse Kosova kishte nevojë për ndryshim radikal, ashtu sic ka nevojë dhe Shqiperia. Ndërkohë, anashkaluat faktin që Albin Kurti i përket një ideologjie që bie në kundërshtim të plotë si me parimet bazë të PD-se, ashtu dhe të Donald Trump, që ti e simpatizon. Me këtë entuziazëm, i bëtë dëm popullit që ju ndjek. Ndoshta keni influencuar plot vota në favor të Kurtit. Fajin mos ja vini Albinit, ai është i qartë në pikëpamjet e tij. Faji bie mbi ju të Shqipërise”.


