Përgatiti: Albina Roshi
Një komb merr zhvillim nga infrastruktura. Nëse në hyrje të një qyteti të përshkron ajri I pastër dhe ndihesh rehatshëm në udhëtim, je në rrugë të drejtë.
Në një rrugë pa gropa, pa frikën se makina mund të dalë nga rruga apo të zhytet në ndonjë gropëz të mbushur me ujë të ndenjur.
Shqipëria ka nisur të ketë zhvillime në ndërtimin e rrugëve automobilistike. Së fundmi, përflitet shumë për rrugën e Arbërit.

Qeveritë e ardhura në pushtet njëra pas tjetrës jepnin premtime boshe, se do krijonin një rrugë, të quajtur ‘’Rruga e Arbërit’’, që do lidhte Dibrën me qytete e shtete të ndryshme.
Dibra, e lënë në harresë të kohës qëndron e fjetur larg zhurmave dhe kaosit urbanistik.
Rruga e Arbërit ngjalli shpresën për njerëzit e thjeshtë e puntor të saj.
Sic thuhet, nga fjalë të mocme: ‘’Ku ka rrugë , ka zhvilllim, merr jetë njerëzimi’’.
Rruga parashikohet të përshkrohet me shpejtësi mesatare 80 km/orë, duke mënjanuar në maksimum ngjitjet malore, edhe se përgjatohet ose ndërpret vargmale me lartësi mbi 1500-2000 metra. Kjo rrugë do të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni , me një gjatësi prej 75 km.

Rruga e Arbërit e ka origjinën nga Periudha Romake, shek. I dhe II siç dëshmojnë stacionet rrugore “Mansion” (Mansaj) të Gurit të Bardhë. Në shekullin XI, rruga përmendet nga kronistja bizantine, Ana Komnena, ndërsa në vitin 1257 këtej kaloi komandanti britanik Gjergj Akropoli. Normanët e Boemundit kalonin në këtë rrugë gjatë luftimeve. Në defterin turk të 1467-s Guri i Bardhë etj., përmenden si fshatra “Dervene” që ruanin e mirëmbanin rrugën. Stacione të rëndësishme të rrugës kanë qenë Zall-Dajti në Malësinë e Tiranës dhe Guri i Bardhë. Guri i Bardhê, i njohur për traditat arsimdashëse, kulturore e mikrpitëse ështe shumë i njohur nga banorët e zonës së Dibrës. Në këto fshatra ndodhen mjaft gjurmë të rrugës si hane, karakolle, kalldrëme, ka shumë ura, etj.

Zonat ku kalon Rruga e Arbrit fillimin e saj e ka në qendrën e Tiranës, në sheshin “Skënderbej”, vijon nëpër qytet përgjatë Rrugës së Dibrës për të arritur në Brar dhe kaluar shkallën e Tujanit, luginën e bukur të Brarit, në luginën e ngushtë e të thellë të malit të Dajtit, me kanionet mahnitës të ngushtë e të thellë. Rruga përshkon luginat malore të Shpalit, Murrizës, kapërcen me tunel në veri të Qafë-Murrizës nga ana e Tiranës, duke dalë në anën e Matit në luginat e bukura malore të Xibrit e Gurit të Bardhë, në grykën e rrjedhjes së sipërme të lumit të Matit mbi Urën e Vashës dhe pasi kalon luginën e Planit të Bardhë dhe tunelin e Qafës së Buallit, del në luginën e mirënjohur të Vajkalit, Zallit të Bulqizës, Zerqanit deri sa del në fushën e Gjoricës të pellgut të Dibrës dhe për të vazhduar deri në Dibër të Madhe.

Ndonëse, të ngjan me një histori përrallash që presim një zanë për ta shpëtuar Dibrën. Këtë vend të gjakut kastriotas, të njerëzve puntor e që bukën e gojës e nxjerrin dhe nga toka.
Jo më kot, thuhet se në Dibër ka buruar fjala e nderit. Dibra, e pasur shumë me minerale nëntokësore, sidomos kromin në zonën e Bulqizës.
Pasuria e madhe e mineraleve, e shkëmbinjve industrial jo metalorë luajnë rol të rëndësishëm për ekonominë e tregut.
Nga kjo, mund të ngjallë dëshirën e investitorëve të huaj apo hapjen e rrugës për t’I transportuar jashtë.
Rruga e Arbërit mund të bëhet një burim frytdhënës, duke zhvilluar edhe turizmin.
Kjo rrugë shihet, si alternativë mjaft kompetitive e Korridorit të 8-të.

Për një qetësim shpirtëror, për një largim nga monotonia e përditshme, shumë shpejt mund të udhëtojmë në rrugën e Arbërit. E nga udhëtimi mund të shkojmë në destinacione, që mezi po presin prekjen e turistëve.

Rruga e Arbërit, shpëtim i dibranëve.
Nga: Albina Roshi