Home Lajme nga Rajoni Rezultonte e zhdukur prej 5 ditësh, shqiptarja bëhet e gjallë në polici dhe denoncon dhunën nga një burrë

Rezultonte e zhdukur prej 5 ditësh, shqiptarja bëhet e gjallë në polici dhe denoncon dhunën nga një burrë

nga Parler Albania

Një vajzë nga Gjakova e cila rezultonte e zhdukur që nga 26 Gushti është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Vajza është paraqitur pranë stacionit policor në Gjakovë dhe e njëjta ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga një burrë.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR – I GJETUR/DHUNIM /Gjakovë 26.08.2021 – 00:05. Më 31.08.2021 është paraqitur në stacion viktima femër kosovare që ishte raportuar e zhdukur dhe e njëjta ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime

Ju mund te pelqeni dhe