Ish-i dërguari i Trumpit për bisedimet Kosovë-Serbi Richard Grenell ka mbërritur prej ditësh në Shqipëri, ku ka nisur të shijojë jugun.
Ai ka ndarë këtë foto me mikun e tij Matt Lashey, ku duket qartë që po e shijon bregdetin shqiptar.
Grenell ditë më parë ishte në Tiranë . Në një takim mbajtur diskret nga Kryeministria, Grenell ka takuar kryeministrin Edi Rama dhe ka drekuar me të. Gjithashtu më pas ai ka zhvilluar një vizitë surprizë edhe te presidenti Ilir Meta. Ndryshe nga Rama, Meta e ka bërë publik faktin e një takimi mes tyre, ndërsa flet se do mbështesë investimet amerikane.