Home Show Bizz Rita Ora dhe Taika Waititi bëjnë daljen e parë publike. Nuk e mbajnë më të fshehtë, parakalojnë në tapetin e kuq dorë për dore dhe të dashuruaruar

Rita Ora dhe Taika Waititi bëjnë daljen e parë publike. Nuk e mbajnë më të fshehtë, parakalojnë në tapetin e kuq dorë për dore dhe të dashuruaruar

nga Parler Albania

SHBA-Këngëtarja shqiptare Rita Ora dhe i dashuri i saj Taika Waititi kanë bërë daljen e tyre të parë publike teksa parakaluan në tapetin e kuq gjatë premierës së “The Suicide Squad”, në Los Anxhelos.

Ata tërhoqën vëmendjen e të gjithëve mbrëmjen e kaluar dhe u treguan shumë të afërt me njëri tjetrin tëksa teksa pozonin për fotografët jashtë Teatrit të “Regency Village”.

Rita dukej në super formë fizike e veshur me një fustan të bardhë, i cili ishte i çarë anash në pjesën e belit. Ndërsa, Taika kishte veshur një kostum gri me një këmishë të bardhë të mbyllur.

Në fillim të këtij viti, Rita dhe Taika, të cilët nisën të dilnin bashkë që nga muaji mars, i habitën të gjithë kur u fotografuan në momente intime me aktoren tessa Thompson. Ata po qëndronin në një ballkon teksa shkëmbenin puthje pasionante në buzë me njëri-tjetrin.

Ju mund te pelqeni dhe