Pavarësisht se Izraeli mban kampion për vaksinimin e popullsisë, shifrat e larta të infektimit kanë detyruar autoritetet të marrin një tjetër vendim.
Tashmë popullsia në Izrael po bëhet gati për vaksinimin e dozës së katër anti-Covid19 me qëllim për të shmangur mutacionet e reja të këtij virusi famëkeq që ka pushtuar gjithë globin. Zyrtari izraelit i deleguar për tu marrë me pandeminë, Selman Zarka, tha se tani, qytetarët duhet të kuptojnë se ata do të vaksinohen më shpesh kundër virusit – “çdo 5 deri në 6 muaj”.
“Izraeli pritet të sigurojë vaksina që janë zhvilluar posaçërisht për të trajtuar mutacione të ndryshme të koronavirusit deri në fund të vitit 2021 ose në fillim të vitit 2022,” i tha ai radios shtetërore Kan.
“Meqenëse virusi është këtu dhe do të vazhdojë të jetë këtu, ne do të duhet të përgatitemi për një dozë të katërt.”
“Kjo do të jetë jeta jonë tani e tutje, ne do të përjetojmë valë të njëpasnjëshme të koronës.”
“Duket se nëse mësojmë mësime nga vala e katërt, duhet të marrim parasysh shfaqjen e valëve të reja me mutacione të reja, siç është mutacioni i ri” Mu “nga Amerika e Jugut” përfundoi ai.
Izraeli po vendos një rekord të ri për Covid-19, me një valë të katërt që po godet vendin. Të mërkurën e kaluar në Izrael u regjistruan 1,892 raste të reja të Covid.