Home aktualitet Rrihet kryetari I Bashkisë Vlorë/ Debatuan për një linjë furgonash

Rrihet kryetari I Bashkisë Vlorë/ Debatuan për një linjë furgonash

nga Parler Albania

Mbrëmjen e djeshme është dhunuar kryetari I Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binajn.

 Shkak I debatit është bërë linjae autobuzëve.  

Mësohet se Bonaj ka qëlluar kryetarin e Bashkisë pas debateve për një linjë furgonash.

Debati ka ndodhur për linjën e furgonave Vlorë-Sevaster. Janë takuar në Vlorë pasi bashkia e Selenicës i ka dhënë të drejtën e ushtrimit të aktivitetit një subjekti tjetër jo subjektit që ishte në administrim nga Pellat Bonaj. Teksa sqaroheshin me njeri-tjetrin per ngjarjen, Bonaj ka kërkuar llogari për dhënjen e lejes. Është irrituar dhe e ka goditur në debat e sipër.

Mësohet se kishte debate të mëparshme mes palëve që linja e Sevasterit do ti jepej Bonajt, kjo është arsyeja përse ka agravuar debati.

Policia e Vlorës ka arrestuar 57-vjeçarin menjehërë pas dhunës që ai ushtroi ndaj Binajt. Në vijim të punës për kapjen e përsonave në kërkim policia vuri në pranga dhe 48-vjeçarin F.T pasi dyshohet se ai thyer lokalin e një personi tjetër dhe më pas ka vjedhur disa produkte.

Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:
Vlorë/ Arresrohet në flagrancë një 57-vjeçar, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”. Arrestohet në flagrancë shtetasi Pellat Bonaj, pasi dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin Pëllumb Binaj, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë.

Në pranga dhe 1 shtetas në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetmin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës shtetasin P. B., 66 vjeç, me detyrë Kryetar në Bashkinë Selenicë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin në kërkim F. T., 48 vjeç, pasi dyshohet se në datën 11.10.2021, ka vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit A. Xh, duke i marrë disa produkte, në lagjen nr.2, Sarandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ju mund te pelqeni dhe