Home Lajme nga Vendi Rriten çmimet e produkteve të shportës dhe perimeve/ Qytetarët: S’i përballojmë dot, qeveria të rrisë pagat e pensionet

Rriten çmimet e produkteve të shportës dhe perimeve/ Qytetarët: S’i përballojmë dot, qeveria të rrisë pagat e pensionet

nga Parler Albania

Një sërë produktesh të shportës ushqimore kanë shënuar këtë muaj rritje të çmimit me disa lekë. Vaji, mielli, orizi, sheqeri apo edhe qumështi dhe nënproduktet e tij në markete e tregje gjenden me çmim 10 deri ne 20 lekë më shumë.

Kjo rritje e çmimit ka shqetësuar konsumatorët të cilët kërkojnë që qeveria të rrisë të ardhurat.

Paralelisht me rritjen e çmimit të ushqimeve qytetarët ankohen edhe për rritjen e cmimit të frutave dhe perimeve.

Disa ditë më parë edhe çmimi i bukës pësoi rritje në shumicën e njësive të tregtisë. Në furrat e bukës një buke kushtonte 10 deri në 20 lekë më shumë. Shkak për këtë rritje mësohet se është bërë rritja e çmimit të miellit.

Ju mund te pelqeni dhe