Home Lajme nga Vendi Rritja galopante e rasteve të reja, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat: Mund ta kontrollojmë

Rritja galopante e rasteve të reja, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat: Mund ta kontrollojmë

nga Parler Albania

Zëvëndëministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve theksoi se është vendosur të mos ketë ndryshim të masave kufizuese, pavarësisht rritjes së rasteve të reja. Rakacolli theksoi se do të ketë shtrëngim për zbatimin me rigorozitet të masave në fuqi dhe intensifikim të procesit të vaksinimit.

Mira Rakacolli: Numri i të infektuarve në Shqipëri është shtuar dhe kjo për shkak të pranisë së variantit Delta dhe karkateristikave të tij. 95 % e atyre që janë të infektuar janë të paksinuar dhe gjithashtu shumica e rasteve të rënda janë të pavaksinuar.

Numri i të shtruarve në spital ka qenë ndjeshëm më i lartë në të njëjtë periudhë të një viti më parë. Edhe kjo tregon që situata është më e kontrolluar,

Mendimi i Komisionit Teknik të Ekspertëve është të mbajë të njëjtin nivel masash, por të intensifikohet vaksinimi dhe të respektohen me rigorozitet masat.

Masat që mbeten në fuqi:

-Është detyrimi i mbajtjes së maskës në ambiente të mbyllura dhe në ato ambiente që nuk sigurohet distancimi social, si qendra tregtare, supermarkete dhe aeroporte që është vënë re mospërdorimi i maskave.

-Grumbullimet në ambientet e jashtme do të vazhdojnë deri në 50 persona duke respektuar distancimin social.

-Ora policore vijon të jetë nga 24:00 – 06:00 ndërsa muzika deri në 23:00.

-Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.

-Vijojnë të lejohen aktivitetet e teatrove me kapacitet të reduktuar deri në 30%.

Ju mund te pelqeni dhe