Home aktualitet Rruga e Arbërit bëri bujë më kot/ Deputetja e PD-së Dhurata Çupi:Tallje me dibranët

Rruga e Arbërit bëri bujë më kot/ Deputetja e PD-së Dhurata Çupi:Tallje me dibranët

nga Parler Albania

Pas publikimit të videos së Edi ramës në rrjetet sociale për hapjen e rrugës së Arbërit, ai e viziton nga afër. Ndërkohë, reagon deputetja e PD-së së Dibrës, Dhurata Çupi se hapja është një zhgënjim . Pasi, sipas saj rruga nuk ka përfunduar.

Më tej, shkruan në rrjetin e saj social’’Facebook’’ se nxitimi për të shpallur hapjen e rrugës së Arbërit është një tallje me dibranët.

Sipas saj, dështimi i qeverisë për të mbajtur premtimin e përfundimit të rrugës në prill dhe dështimi i premtimit për ta përfunduar rrugën në fund të këtij viti nuk mund të mbulohet nga propaganda e qeverisë.

Ndër të tjera, thekson se e vërteta është se rruga që na ka kushtuar 400 miliardë lekë është e papërfunduar dhe hapja e sotme është propagandistike.

Nxitimi për të shpallur, në ditën e ndarjes së shqiptarëve, hapjen e Rrugës së Arbrit, kur rruga akoma nuk ka mbaruar sipas kontratës, është, më e pakta, tallje me dibranët.

Dështimi i qeverisë për të mbajtur premtimin e përfundimit të rrugës në prill dhe dështimi i premtimit për ta përfunduar rrugën në fund të këtij viti nuk mund të mbulohet nga propaganda e qeverisë.

E vërteta është se rruga që na ka kushtuar 400 miliardë lekë është e papërfunduar dhe hapja e sotme është propagandistike.

Në vend të mashtrimeve, qeveria duhet t’u thotë dibranëvë dhe shqiptarëve a do të paguajnë ata deri në 8 euro për një udhëtim vajtje-ardhje në Rrugën e Arbrit, kur rruga të përfundojë sipas kontratës?!”-shkruan deputetja Çupi.

A.R/ ParlerAlbania

Ju mund te pelqeni dhe