Deputeti demokrat Tritan Shehu ka kërkuar interpelancë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sa i përket cështjes së vaksinimit të qytetarëve. Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, Shehu tha se në Shqipëri po bëhej vaksinimi i qytetarëve me vaksina të ndryshme të cilat nuk ishin të certifikuara ndërkombëtarisht nga EMA dhe tha se kjo po sillte një mosbesim dhe numër të lartë viktimash. E gjithë khjo I ngjan si një sallatë ruse.
Manastirliu nga ana tjetër u përgjigj se kjo gjë nuk ishte e vërtetë dhe se kjo ishte një përpjekje për dezinformim. Sipas saj të gjitha vaksinat në vend janë të certifikuara dhe përdoren në dhjetëra shtete të botës.

Deputeti demokrat, Tritan Shehu: Si duket Ballkani i Hapur është i hapur edhe përsa i përket vaksinave të pacertifikuara, vaksinat kineze që në BE nuk qarkullojnë fare nuk lejohen të përdore. Edhe Kosova pranon vetëm vaksinat e certifikuara nga EMA. Ndërsa ne kemi bërë një sallatë ruse me lloj lloj vaksinash. Në këto kushte po vazhojmë të kemi humbje jetësh.
Cdo bëhet me vaksinat e pacertifikuara dhe si do ecet me vaksinimin e moshës së re dhe të tretë?
Njëherë u thonit shqiptarëve se do të përdonit vaksina të certifikuara, sot keni bërë të kundërtën prandaj nuk kanë besim njerëzit tek ju. Nuk bëhet këto me gjuhën e forcës. Nuk dini t’I bëni këto sepse I trajtoni njerëzit si qenie të dorës së dytë, ashtu si Faraonët bënin me sklleverit dikur.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu: Ju falenderoj për thirrjen e interpelancës mbi cështjen që do ta quaja më të rëndësishmen sot sepse lidhet me mbrojtjen nga virusi ndërkohë që vendet europiane kanë vënë alarmin lidhur me pandeminë e të pavaksinuarve. Jam i bindur se edhe ju e dini se vaksinimi është procesi për të mbajtur përhapjen e virusit. Një proces që ka pësuar dëmtime nga persona të cilët kanë përhapur lajme të pavërteta dhe jo ekspertiza. Në vitin 2020 ministria e Shëndetësisë hartoi një dokument që vazhdon të mbetet udhërrëfyesi ynë, planin kombëtar të vaksinimit anti-covid ku përcaktoheshin masat që duhen ndërmarrë.
Në këtë proces u përfshinë të gjithë hallkat e sistemit shëndetësor. Ne siguruam një marrëveshje me kompaninë Pfizer. Falë përpjekjeve të kryeministrit ne siguruam lëvrimin e 500 mijë vaksinave Pfizer. Sot e them se falë këktyre përpjekjeve arritëm të vaksinonim personelin mjekësor. Ne arritëm të vaksinonim mësuesit në një kohë shumë të shpejtë. Brenda muajit mars siguruam edhe 500 mijë vaksina të tjera duke nisur fushatën e vaksinimit tek grupmoshat më të rrezikuara.
Me keqardhje kam vënë re tendenca për të keq informuar. Të gjitha vaksinat që janë përdorur dhe përdoren në Shqipëri janë të aprovuara nga OBSH dhe nga organizatat ndërkombëtare. Janë pranuar në dhjetëra vende të botës.