Home Lajme nga Rajoni Shifër e lartë vdekjesh Covid në Kosovë, ja sa raste të reja janë regjistruar ë 24-orët e fundit

Shifër e lartë vdekjesh Covid në Kosovë, ja sa raste të reja janë regjistruar ë 24-orët e fundit

nga Parler Albania

Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit 26 qytetarë, si dhe janë regjistruar 1 mijë e 448 raste pozitive nga 12 558 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije gjithashtu se gjatë 24-orëve të fundit janë rikuperuar plotësisht nga infeksioni 421 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve është 120.892.

Njoftimi i plotë i Ministrisë:

03 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës.

Deri më sot 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.558 testime, 1.448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892.

Në total numri i rasteve aktive është 26.525.

Ju mund te pelqeni dhe