Home aktualitet Shkarkimi i Ardi Veliut/ Bledi Mane ”shuplakë” Çuçit

Shkarkimi i Ardi Veliut/ Bledi Mane ”shuplakë” Çuçit

nga Albina Roshi

Është shkarkuar drejtori I Përgjithshëm I Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Me lajmin e publikuar në media rreth mesditës së sotme, për shkarkimin e Ardi Veliut nga posti, ka reaguar në rrjetet sociale gazetari Bledi Mane.

Bledi Mane shkruan se Veliu është shkarkuar nga detyra, ndërsa kandidati i mundshëm për ta zëvëndësuar është Gledis Nano.

Por, gjithashtu ai i ka dhënë një “shuplakë” ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, pasi ky i fundit gjatë një raportimi në Komisionin e Sigurisë, i pyetur nëse është shkarkuar Veliu, është përgjigjur “Do e merrni vesh në kohën e duhur, kur ti mbarojë kandili”.

Gazetari Mane e ka cilësuar si fyese dhe cinike deklaratën e ministrit Çuçi.

I pyetur sot në Komsionin Parlamentar të Sigurisë rreth shkarkimit të Dretjorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, minsitri i brendshëm Bledar Çuçi dha një përgjigje tejet cinike dhe fyese:

-Do u njoftojmë kur ti mbarojë vaji i kandilit!

Ndërkohë që nga momenti në moment pritet shuarja e kandilit me dorëheqjen e kryepolicit Veliu, kandidati më i mundshëm dhe më i besueshëm në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shqiptare është Gledis Nano, një oficer karriere dhe specialisti më i mirë i antiterrorit, beniamin i ndërkombëtarëve edhe në luftën kundër krimit të organizuar.”-shkruan Bledi Mane

Ju mund te pelqeni dhe