Home Lajme nga Vendi Shkarkohet prokurori Besim Hajdarmataj,pas përplasjes me Teo Jacobs.

Shkarkohet prokurori Besim Hajdarmataj,pas përplasjes me Teo Jacobs.

nga Parler Albania

Shkarkohet nga detyra prokurori Besim Hajdarmataj, duke mos kaluar kështu vettingun. Në vendimin e tij, Kolegji i Posaçëm i Apelimit deklaroi se Hajdarmataj nuk justifikon pasurinë cash.

Kujtojmë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë, ish-Prokurorin e Krimeve të Rënda, ndërsa, ONM sugjeroi shkarkimin e tij nga detyra.

Nga ana e tij, Hajdarmataj, i konsideroi subjektive, të pavend dhe pa bazë ligjore opinionet për pasurinë dhe profesionalizmin e tij, të paraqitura nga vëzhguesi ndërkombëtar, Teo Jacobs, në Kolegji e Posaçëm të Apelimit. Kujtojmë se disa seanca më herët, zoti Jacobs pyeti ish-shefin e Krimeve të Rënda se, si ka mundësi që ai nuk kishte krijuar kursime, megjithëse pagën e kishte të lartë, duke aluduar se Hajdarmataj mund të ketë fshehur pasuri.

Ju mund te pelqeni dhe