Home Lajme nga Vendi Shkeli karantinën dhe dyshohet se infektoi 8 persona të tjerë, Gjykata dënon me 5 vite burg 28-vjeçarin

Shkeli karantinën dhe dyshohet se infektoi 8 persona të tjerë, Gjykata dënon me 5 vite burg 28-vjeçarin

nga Parler Albania

Një gjykatë në Vietnam ka dënuar një burrë me 5 vite burgime për shkeljen e rregullave të rrepta të karantinimit dhe përhapje të koronavirusit te njerëzit tjerë, raportuan mediet shtetërore.

Le Van Tri, 28 vjeç, u dënua për përhapje të sëmundjeve të rrezikshme ngjitëse në një proces gjyqësor që zgjati vetëm një ditë në gjykatën popullore të provincës jugore, Ca Mau, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve.

Vietnami është një ndër shembujt e suksesshëm në botë në luftën kundër pandemisë, duke iu falënderuar testimit masiv, përcjelljes së kontakteve, masave të rrepta në kufij dhe karantinës së ashpër, shkruan The Guardian.

“Ai u kthye në Ca Mau nga qyteti Ho Chi Minh dhe i shkeli rregullat e karantinimit 21-ditor. Ai infektoi tetë persona, njëri prej të cilëve vdiq nga virusi pas një muaji trajtim”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve.

Kohëve të fundit, Vietnami është duke u përballur me përhapje më të madhe të koronavirusi. Deri më tani, në atë vend janë regjistruar mbi 536 mijë të infektuar dhe 13.385 të vdekur, shumica në muajt e fundit.

Ju mund te pelqeni dhe