Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratat dhe akuzat e mbrëmshme të kreut të PD në detyrë, Lulzim Basha.
Në një postim në rrjetet sociale, Shkëlzen Berisha ironizon Bashën, ndërsa shkruan se PD i ka borxhe.
“PD i ka borxhe Bashës meqë nuk e bëri president dhe dy herë kryeministër!”-shkruan Shkëlzen Berisha.
Kujtojmë këtu se mbrëmjen e djeshme, Basha nga media e ortakëve të pronarëve të inceneratorëve i drejtoi akuza të forta ish-kryeministrit Berisha, duke tentuar të bëjë atë përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve. Basha tha se SHBA lejoi Ramën të vidhte zgjedhjet, sepse ai nuk u distancua nga Berisha, lideri historik i PD.