Home Shendet Shkencëtarët do të testojnë vaksinën e krijuar për trajtimin e kancerit, ja çfarë ndikimi jep tek qeliza “T”

Shkencëtarët do të testojnë vaksinën e krijuar për trajtimin e kancerit, ja çfarë ndikimi jep tek qeliza “T”

nga Parler Albania

Ekipi që qëndron prapa “Oxford Covid” ka krijuar një vaksinë që mund të “revolucionarizojë” trajtimin e kancerit. Pas rezultateve të suksesshme të eksperimenteve me kafshë, vaksina do të testohet për herë të parë edhe tek njerëzit, shkruan The Sun.

Vaksina u kombinua me një terapi ekzistuese, e cila ndryshon sistemin imunitar të një personi kundër kancerit. Të dyja bashkë janë në gjendje të zvogëlojnë tumorin dhe të përmirësojnë shanset e mbijetesës.

“Kjo platformë e re e vaksinave ka potencialin për të revolucionarizuar trajtimin e kancerit,”- tha profesori Adrian Hill, drejtor i Institutit Jenner në universitet.

Ekipi zhvilloi vaksinën e tyre kundër kancerit me dy doza duke përdorur vektorë viralë, njëri prej të cilëve është i njëjtë me vektorin në goditjen Oxford-AstraZeneca. Materiali gjenetik nxit trupin të përgjigjet ndaj molekulave të quajtura proteina MAGE, të cilat gjenden në sipërfaqen e qelizave të kancerit.

Vaksina jepet së bashku me imunoterapinë që zgjon sistemin imunitar të pacientit dhe e armatos atë për të luftuar tumorin. Deri më tani imunoterapia ka dhënë rezultate mahnitëse në trajtimin e kancerit, por disa pacientë nuk kanë qeliza T të mjaftueshme në sistemin e tyre imunitar për të luftuar trupin e huaj. Kjo vaksinë është në gjendje të rrisë qelizat T, duke rritur rezultatet për imunoterapinë.

Ju mund te pelqeni dhe