Home aktualitet Shpifje dhe akuza mes Berishës-Bashës/ Duel liderash

Shpifje dhe akuza mes Berishës-Bashës/ Duel liderash

nga Parler Albania

Lideri historik, Sali Berisha nuk e ndalon veten duke akuzuar Bashën dhe Ramën për marrëveshje mes tyre. Sipas tij, ato kanë kryer një akt marërveshjeje që  janë pjesë e organizatës kriminale

Lideri historik, Sali Berisha ka deklaruar se fokusi i tij i vetëm është luftimi i Ramës dhe Bashës, të cilët i quan pjesë të organizatës më kriminale.

Ai shton se kjo organizatë kriminale e tyre tashmë ka goditur pluralizmin politik në vend.

“Askush nuk është marrë më shumë se unë me kreun e meduzës dhe ushtarët e tij.Tani përqëndrimi im total është në luftimin e organizatës më kriminale në Shqipëri, Ballkan dhe Evropë, që ka goditur pluralizmin politik dhe ky klan është klani Rama dhe peng Basha”, shkruan ish-kryeministri në rrjetin social Facebook.

Ju mund te pelqeni dhe