Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali i Tetovës ku sot u shkaktuar zjarr, tha se sipas njoftimeve të para sot në orën 21:02 minuta te zjarrfikësit është paraqitur rasti për shpërthimin e zjarrit.
Arifi tha se ende nuk dihtet për numrin e viktimave. Për media deklaratë dha dhe edhe zv. komandqanti i zjarrfikësve në Tetovë i cil tha se rasti te ata është paraqitur në orën 21:02, ndërsa është shuar i tëri në orën 21:45.
Ai tha se derisa po digjej spitali i modeluar ka vazhduar nxjerra e viktimave që ishin brenda, ndërsa deri më tani është konfirmuar vetëm një viktimë.
Ai tha se ende nuk dihen saktë shkaqet që shkaktuan zjarrit. Raportohet edhe për të vdekur nga zjarri në Spitalin e Tetovës
Ka shpërthyer zjarr i madh në Spitalin e Tetovës. Siç shihet në pamjet e publikuara flakët kanë kapluar qendrat me pacientë me COVID-19. Raportohet se ka edhe viktima, ndërsa edhe të tjerë të lënduar.
Zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po tentojnë të lokalizojnë zjarrin. Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e zjarrit.
Para pak çastesh një zjarr i madh ka kapluar spitalin modular i shtruar me persona me Covid-19, bëjnë të ditur banorët përreth spitalit për Zhurnal.mk.
Policia dhe zjarrfikësit po shkojnë në vendngjarje.