Home Lajme nga Rajoni “Shumë i tronditur!”, reagon Kreu i Komunës së Pejës për vrasjen e zyrtarëve të PDK-së

“Shumë i tronditur!”, reagon Kreu i Komunës së Pejës për vrasjen e zyrtarëve të PDK-së

nga Parler Albania

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku mbeti i vrarë Astrit Ademaj, kandidat për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së si dhe zyrtari i lartë i kësaj partie, Blerand Kadriaj.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Muhaxheri u shpreh i tronditur derisa ngushëlloi të afërmit e të vrarëve. “Jam shumë i tronditur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur minuta më parë në Pejë, me ç’rast u vrit dhe kandidati për Kryetar të Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj”, shkroi Muhaxheri në Facebook.

“Shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e dy jetëve të reja”, shkroi Muhaxheri.

Ju mund te pelqeni dhe