Home aktualitet Si rrezikoi Basha në manipulim për lobimin rus/ Rrezikon burg në Shqipëri dhe Amerikë

Si rrezikoi Basha në manipulim për lobimin rus/ Rrezikon burg në Shqipëri dhe Amerikë

nga Parler Albania

Demokrati Jamarbër Malltezi rikujtoi deklaratën e Bashës pas zgjedhjeve të 25 prillit, kur ky i fundit tha se beteja sapo ka filluar, mirëpo beteja sipas Malltezit ka filluar në vitin 1990.

I ftuar në emisionin “Pushteti” në Fax News, Malltezi theksoi se PD e tanishme e drejtuar nga Basha po shkon nga humbja në humbje dhe Foltorja ishte pikerisht ajo e cila zgjoi PD nga gjumi letargjik.

“Për fat të keq PD e tanishme, e drejtuar nga Basha po shkon nga humbja në humbje. Forca e asaj partie nuk është kryetari, sa lëpirësa ke me vete, por anëtarësia e PD. Levizja që ka nisur profesor Berisha me Foltoren, ishte levizje që zgjoi PD nga gjumi letargjik. Demokratët kërkojnë të flasin lirshëm. Ku është opozita sot? Ky tha beteja sapo ka filluar. 

Mas 31 vitesh do fillonte historia me këtë. Kaq i trashë, kaq gënjeshtar është. Çfarë halli kishte që gënjeu. Pse kur filloi beteja kur e shpalli ky me 27 prill? Tani pas 7 muajsh ku është beteja? Hellow, ku e ke PD-në? Gjumë!”, tha Malltezi.

Më tej ai ka folur edhe për dosjen ruse që i është përmendur kreut të PD, Lulzim Bashës. Malltezi shprehu se nuk është e vërtetë që bëhet fjalë për para ruse, por për para që Basha i merrte biznesmenëve shqiptarë dhe nuk i deklaronte, por kërkoi ndihmën e një gruaje skoceze që kishte lidhje në Rusi, për t’i depozituar te Nik Muzini.

Ju mund te pelqeni dhe