Home aktualitet Skenari Basha-Rama/ Nishani: Vettingu do bëhet, duan apo nuk duan…

Skenari Basha-Rama/ Nishani: Vettingu do bëhet, duan apo nuk duan…

nga Parler Albania

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar kërkesën e Partisë Demokratike, për ndryshimet kushtetuese, ku ndër të tjera flitet edhe për reformën territoriale.

Për kërkesën e  Partisë Demokratike për ndryshimet kushtetuese ka reaguar ish – presidenti Bujar Nishani.

Në një postim, në rrjetet sociale shkruan se rikthimi I organizimit territorial vendor është një inciativë e dështuar.

Ndër të tjera shton:

‘’Të prezantohesh si iniciator i rikthimit të organizimit territorjal vendor në modelin siç ishte përpara 2015 me 300 e kusur bashki e komuna, pa një projekt konkret, të një harte konkrete ndarjeje territorjale, tregon cektësinë me të cilën e kupton përgjegjësinë e komunikimit publik si dhe paaftësinë totale për tu ulur e bërë një punë minimale.’’

Nuk e lë pa akuzuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, I cili sipas tij, null ë kurrë praktikën e gënjeshtrës dhe të bërit teatër vulgar para publikut.

Ndër të tjera, ai prek edhe cështjen e Vettingu-t të politikanëve, që nuk është gjë tjetër vetëm një plan midis Bashës dhe Edit. Sipas Nishanit, I tërë ky skenar është për t’I ikur vettingut real të politikanëve.

‘’Po aq djallëzor është skenari Rama-Basha për ti ikur vetingut real të politikanëve.

Loja me gjoja amendamente për vetingun nga SPAKU, nuk mashtron dot më askënd.

A e ka dëgjuar ndokush L. Bashën të flasë për ; “sekuestrim të pasurive të paligjshme të politikanëve” ? Askush !

Atë ka tmerr ta përmend L. Basha !

Vetingu nuk është procedurë normale, formale apo e zakonëshme që t’ja kërkojmë SPAKUT apo ASPAKUT, sa për tu tallur me shqiptarët.

Jo ! Vetingu organizohet pikërisht si një proçes “ekstra” nga struktura të posaçme ngritur enkas për të, pikërisht për faktin se institucionet aktuale formale nuk e ndërrmarrin dot aktin ligjor të pastrimit, këtë rast të politikës nga vjedhjet dhe grumbullimi i pasurive të paligjëshme.

Vetingu i politikanëve do të bëhet, do apo nuk do aleanca Rama-Basha.

As nga SPAKU e as nga askush i pa zoti e i pa aftë, i kapur apo peng i pengmarrësve’’

 Më tej, ai ka komentuar se  vettingu i politikanëve do të bëhet do apo nuk do Basha a Edi.

 Nishani thekson se duhet luftuar për të nxjerr jashtë politikës manipuluesir dhe të sekuestrohet çdo pasurie e paligjshme dhe e pajustifikuar.

’Esenca dhe konkluzioni i të cilit nuk do të jetë thjesht nxjerrja jashtë politikës dhe administratës shterërore të këtij vendi të korruptuarve dhe inkriminuarve, por mbi të gjitha sekuestrimin e çdo pasurie të paligjshme e të pajustifikuar.’’

Të shpëtojmë PD për të shpëtuar Shqipërinë !”-përfundon posimin e tij ish-presidenti Bujar Nishani.

(A.R ) parleralbania.com

Ju mund te pelqeni dhe