Merret vendimi në Kosovë:
Në njoftimin e OHT-së bëhet e ditur se është marrë vendim që vaksina anti-COVID të jetë obligative për qytetarët që do të marrin pjesë në aktivitete shoqërore, në qendra tregtare, klube të natës dhe ahengje familjare.
KOSOVË–Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe Driton Hoti, kanë diskutuar sot për masat e reja anti-COVID.
Në njoftimin e OHT-së bëhet e ditur se është marrë vendim që vaksina anti-COVID të jetë obligative për qytetarët që do të marrin pjesë në aktivitete shoqërore, në qendra tregtare, klube të natës dhe ahengje familjare.
Ata kanë bërë të ditur se stafi punues i këtyre sektorëve obligohet të jetë i vaksinuar të paktën me dozën e parë të vaksinës, deri më 12 gusht. Bëhet e ditur gjithashtu se është diskutuar edhe zgjatja e orarit për klubet e natës dhe orari u zgjat deri në 03:00 pas mesnate. Ky vendim pritet të hyjë në fuqi më 11 gusht.
Njoftimi i OHT-së:
“Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marrë pjesë në çdo aktivitet shoqëror, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marrë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet. Ndërsa sa i përket stafit punues të këtyre sektoreve obligohen që deri më datë 12 gusht të përfundojnë të paktën dozën e parë të vaksinimit. Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës u bisedua që të ketë zgjatje pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate”
