Home Lajme nga Vendi SPAK kërkon sekuestrimin e hotelit luksoz në Sarandë

SPAK kërkon sekuestrimin e hotelit luksoz në Sarandë

nga Parler Albania

Spak ka kërkuar sekuestrimin mbi disa pasuri të familjes Marku , dy vëllezërit Armand dhe Genti Marku janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë. Dyshohet se hoteli ne Sarandë është në pronësi të familjes Marku, ndërkohë që SPAK thotë se ka dyshime që kjo pasuri është vendosur me para të paligjshme. Shtetasi Armand Marku , rezulton të jetë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Tiranë, pasi gjykata e Milanos e ka dënuar me gjashtë vjet e dy muaj me heqje lirie për veprat penale “Trafikim narkotikësh” dhe “Bashkëpunim në krim” parashikuar nga kodi penal Italian. Vëllezërit Marku janë në hetim edhe për pasuri të tjera si pasuri e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe totale 688 m2 si dhe objektin e ndërtuar mbi të, hotel “Harbour” e ndodhur në zonën “Turizëm Kanali i Çukës” Sarandë dhe për pasuri të tjera të paluajtshme e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe 51 m2 e ndodhur në rrugën Don Bosco, Tranë, e blerë në vitin 2017 me vlerë 105 000 euro.

Ju mund te pelqeni dhe