Home aktualitet SPAK kryen kontrolle në Durrës/ Punonjës të Kadastrës dhe Hipotekës në arrest

SPAK kryen kontrolle në Durrës/ Punonjës të Kadastrës dhe Hipotekës në arrest

nga Parler Albania

Ditën e  sotme, policia e Durrësit ka kryer një aksion në qytetin e Durrësit. Ku, sipas burimeve të policisë mësohet se janë arrestuar 4 persona, të cilët raportohet të jenë punonjës të Drejtorisë së Tatimeve.

Aksioni vjen si pasojë e skemës së mashtrimeve me TVSH. Në total Gjykata ka lëshuar 5 masa administrative, por janë arrestuar vetëm 4 persona deri më tani. Janë kryer në mënyrë të kombinuar edhe 2 operacione në Kadastër por edhe në Hipotekë. Eshtë ushtruar një kontroll i befasishëm në 7 banesa të zyrtarëve publikë të këtyre ndërmarrjeve, mes tyre edhe në shtëpinë e ish regjistruesit, Bedri Luku.

Operacioni në Drejtorinë e tatimeve është kryer nga prokuroria e Durrësit ndërsa në Kadastër dhe Hipotekë, operacionet janë organizuar nga SPAK.

Ju mund te pelqeni dhe