Home Sporti Spanja shumë e fortë për Kosovën! Italia stërvitet ndaj Lituanisë, Gjermania me poker! Belgjika bën detyrat

Spanja shumë e fortë për Kosovën! Italia stërvitet ndaj Lituanisë, Gjermania me poker! Belgjika bën detyrat

nga Parler Albania

Konsiderohej si një ndeshje gati “e pamundur” dhe ashtu ndodhi, edhe pse Kosova luajti pa frikë dhe megjithëse u mund me shifrat 0-2, tregoi se është një skuadër që luan futboll deri ne fund. Por, Spanja beri diferencen me cilesine qe zoteron.

Siç pritej kishin topin në zotërim dhe gjetën e golin në minutën e 32-të me yllin e West Ham, Pablo Fornals. Edhe në pjesën e mbetur Spanja e diktoi lojën, por Kosova u shfaq në disa raste e rrezikshme në portën e Unai Simon.

Në minutën e 88 Kosova e pëson sërish, me Ferran Torres autor të golit dhe Spanja merr tre pikët, aq të nevojshme në këtë sfidë mjaft të vështirë, ashtu siç e kishte parashikuar edhe Luis Enrique. Spanja kryeson me 15 pikë pas 6 ndeshjeve, ndërsa Kosova renditet e katërta me 4 pikë pas 5 sfidash.

Të tjerat – Pas dy barazimeve radhazi, Italia është “zbrazur” duke shënuar plot 5 gola ndaj ekipit të fundit të grupit C. Ndeshja u zhbllokua nga sulmuesi më i ri i Juventusit, Moise Kean në minutën e 11’, e vetëm 3 minuta më vonë do të vinte edhe autogoli nga Utkus. Nuk të përfundonte me kaq, pasi në pjesën e parë do të vinin gola nga Raspadori në minutën e 24’ dhe sërish Kean në të 29’. Di Lorenzo do të shënonte në minutën e 54’ golin e pestë dhe të fundit.

Italia vazhdon të jetë e para e grupit me 14 pikë, ndërsa Lituania e fundit me 0 pikë.

Gjermania fiton pa problem ndaj Islandës, me rezultatin e pastër 0-4. Për “panzerat” fillimisht zhbllokon rezultatin Gnabry në minutën e 4’, më pas dyfishon rezultatin Rudiger në të 24’. Sane shënoni edhe të tretin në minutën e 56’ dhe Werner do të vuloste gjithçka në minutën e 89’.

Pas kësaj ndeshje, ekipi i drejtuar nga Flick mban vendin e parë me 15, pikë ndërsa Islanda renditet e 5 me 4 pikë.

Belgjika nuk do ta kishte të lehtë përballë Bjellorusisë, pasi do të arrinte të fitonte me rezultatin minimal 0-1.

Goli u shënua nga Praet në minutën e 33’. Belgët vazhdojnë të shkëputen në krye më 16 pikë, ndërsa Bjellorusia renditet në vendin e 4 me 3 pikë.

Ju mund te pelqeni dhe