Home Lajme nga Rajoni Strehimi i afganëve, Rama bëhet emocional për The Guardian: Unë jam i shkatërruar kur shoh njerëz të lënë pas, t’i japim mundësinë të marrin frymë përsëri

Strehimi i afganëve, Rama bëhet emocional për The Guardian: Unë jam i shkatërruar kur shoh njerëz të lënë pas, t’i japim mundësinë të marrin frymë përsëri

nga Parler Albania

Pas konfirmimit ditën e djeshme të vendimit se Shqipëria do të mirëpres një pjesë të shtetasve afganë, të cilët detyrohen të lënë vendin e tyre pas ardhjes në pushtet pas talebanëve, Kryeministri Edi Rama ka dhënë ditën e sotme një intervistë për The Guardian në lidhje me këtë çështje

Rama me nota emocionale u shpreh se shqiptarët e dinë se si është të jetojnë në diktaturë dhe si të jesh i huaj që kërkon strehim dhe ndaj Shqipëria po e ndërmerr një vendim të tillë.

Kryeministri në asnjë moment nuk u shpreh se arsyeja e pranimit të shtetasve afganë vjen si pasojë e pamundësisë për t’i thënë jo Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Unë jam i shkatërruar kur shoh njerëz lënë prapa dhe dua t’u jap atyre të paktën mundësinë për të marrë frymë përsëri,” tha kryeministri i vendit, Edi Rama, për Guardian.

“Ne e dimë se si është të jetosh nën një diktaturë dhe si është të jesh i huaj që kërkon strehim diku. Bëhet fjalë për ata që jemi; është nder dhe detyrë ta bësh këtë. ”

Rama tha se nuk mund ta kuptonte “sa vende më të pasura mund t’i kthejnë shpinën”.

“Kjo përplaset me vlerat që ne të gjithë predikojmë,” shtoi ai. “Shqipëria nuk mund ta zgjidhë problemin, por ne gjithashtu nuk duam të jemi pjesë e tij”, përfundoi kryeministri.

Ju mund te pelqeni dhe