Një avion italian që po transportonte afganë është sulmuar ditën e sotme me armë zjarri teksa ai po largohej nga Kabuli.
Reuters raporton se avioni, i cili po transportonte rreth 100 persona, nuk u dëmtua nga incidenti. Ai u sulmua disa minuta pasi u ngrit në fluturim.
Shumë shtete po vazhdojnë evakuimin e qytetarëve të tyre nga Afganistani por edhe të afganëve, deri më 31 gusht që është edhe afati i fundit deri kur është edhe afati i fundit i caktuar nga talebanët për largimin e afganëve.