Home aktualitet Suprizon mjekësia/ Veshka e derrit shpëtim për njerëzit

Suprizon mjekësia/ Veshka e derrit shpëtim për njerëzit

nga Parler Albania

Mjekësia po bën prova nga më të ndryshmet për të gjetur shpëtimin e njerëzve që kërkojnë transplant organesht. Momentalisht, është testuar me sukses në një grua të vdekur transplanti I veshkës së derrit.

Testohet me sukses në gruan e vdekur transplantimi i veshkës së derrit

Një veshkë derri është testuar me sukses në një paciente të vdekur në një spital të Nju Jorkut muajin e kaluar për herë të parë pa u refuzuar menjëherë.

Përderisa organet e derrave janë të ngjashme me ato të njerëzve, një sheqer në qelizat e derrit e nxit refuzimin e organeve, shkruan Fox Neës.

“Pati funksionim absolutisht normal. Nuk e pati këtë refuzimin e menjëhershëm, për të cilin ishim të shqetësuar”, tha Dr.Robert Montgomery, që e udhëhoqi ekipin e kirurgëve.

Hulumtuesit po i shqyrtojnë derrat si mundësi për të siguruar ndihmë në kohën e mungesës së dhuruesve të veshkave. Rreth 12 pacientë vdesin në ditë duke pritur për dhurimin e veshkës.

Derri i përfshirë në testim ishte nga kompania “Revivicor”, e cila merret me inxhinierimin e kafshëve për t’i edituar gjenet e sheqerit. Kompania ka një grup prej 100 derrash në Ioëa.

Veshka u testua në gruan e vdekur për dy ditë. Gjatë kësaj periudhe, organi funksionoi në mënyrën e duhur, duke i filtruar mbetjet dhe duke prodhuar urinë.

Shkencëtarët e mbajtën trupin e gruas në ventilator gjatë eksperimentit. Procesi u krye me miratimin e familjarëve. Alternimi i gjeneve është miratuar në dhjetorin e kaluar nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve e ShBA-së si proces i sigurt për konsumim të ushqimit për njerëz dhe për ilaçe.

Ju mund te pelqeni dhe