Si pasojë e festave të fundvitit, Drejtoria e Burgjeve ka ndërmarr masa të reja shtesë lidhur me situatën e Covid-19.
Bëhet me dije nga burimet e policisë, që familjarët do I takojnë të burgosurit vetëm nëse rezultojnë me test negative Covid ose pasaportë vaksinimi.
Po ashtu, edhe të arrestuarve apo atyre që futen në burg me vendim gjykatë u bëhet tamponi, pa kushtëzim, është për ato që kanë certifikatë vaksinimi. Vaksinimi është shtrirë në të gjithë IEVP, ku një pjesë e konsiderueshme e të dënuarve, e kanë bërë vaksinën anti-COVID.
Kujtojmë se këtë vit nuk do të ketë amnisti për të burgosurit dhe përgjatë këtyre 3 javëve pritet që të ketë fluks takimesh të famijarëve me të dënuarit e të paraburgosurit për shkak të festave.
A.R/ Parler Albania