Në burgun e Peqinit nuk lejohen të burgosurit të takohen me familjarët. Ato kanë hyrë në grevë urie që një ditë më parë.
Sipas burimeve të ‘’Parler Albania’’, mësohet se rreth 150 të dënuarish kanë refuzuar ushqimin, si pasojë e mungesës së takimeve me familjarët e tyre nga situata e krijuar prej Covid-19.
Kjo nuk është hera e parë që në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, zhvillohet një grevë urie nga të dënuarit si pasojë e kufizimeve nga koronavirusi. Ata kërkojnë të lejohet takimi me familjarët e tyre, ndërsa një tjetër arsye që ata kanë protestuar ka qenë edhe aplikimi i regjimit “41-biss”. Burgu i sigurisë së lartë në Peqin janë persona me rrezikshmëri të lartë për vepra të rënda penale.