Nga Adriatik DOSTI
Saktësisht kjo po i ndodh Amerikës së sotme të 2020 që pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit…ku në një numer jo te vogel shtetesh si ne perralla e si me ”magji” amerikanet qe kane votuar qofte perpara 3 nentorit ne menyre elektronike a me poste apo ata qe votuan fizikisht te marten e 3 nentorit vazhdojne te mbeten te cuditur por edhe te shkokuar me gjithe kete lloj estrade te pa luajtur me pare ne vendin e tyre per vite e vite me radhe duke e xhveshur tashme cdo dite ”pak e nga pak’ Ameriken kampionen e lirise e te demokracise …lakuriq ne sy te botes !
Dhe kulmi eshte se tashme po i thone Trumpit [ madje edhe disa prej te tijeve sic ishte se fundmi Mitt Romney ] qe te mos ankohet ne sy te amerikaneve e vecmas ne sy te botes per vjedhje te votave e te zgjedhjeve ne teresi se prish imazhin e Amerikes e te demokracise…pra keta kodoshet edhe te rrahin edhe s’te lene as te qash …te pakten …
Nder shqiptaro – amerikanet e ketushem madje kane nisur te tregohen edhe barcaleta e histori krahasuese e te perngjashme me Shqiperine e Rames …kampionen boterore te masakrimit te nje procesi zgjedhor … aq sa Ameriken tashme po e quajne si Shtetet e Bashkuara te Dibres…
Thuhet se Amerika e amerikanet tashme me frike kane virusin e tmerrshem e te frikshem shqiptar GJ & Gj 2017 [Gjiknuri + Gjushi ne votimet e 2017] se sa vete covidin 19 ….
Te tjere thone se FBI dhe CIA po hetojne se kur kane qene per here te fundit ne SHBA pjestaret e bandes se Rilindjes e PS per te verifikuar me pas gjithe llojin e fenomenin puro shqiptar qe po ngjet keto dite ne Amerike….
Gojet e liga shtojne se me se fundi shyqyr qe i erdhi radha njehere te vetme Shqiperise se vogel qe ta ndihmoje Ameriken e madhe …ndaj dhe i dergoi nje ekip ”ekspertesh e specialistesh” kompetent per zgjedhjet e 3 nentorit te perbere nga Gjiknuri dhe cunat e tij problematike…nga Gjushi me cunat e Shijakut …nga Ulsiu, Ymer Lala etj …
Dhe tani le te kthehemi nga barcaletat tek realiteti i sotem amerikan…por duke perdorur faktet e llogjiken dhe jo pasionin e tifozllikun ok..
Z.President Trump …jepju fund tashme deklaratave e daljeve neper konferenca shtypi dhe paraqitju amerikaneve fakte e deshmi, dokumenta e ngjarje konkrete qe vertetojne se zgjedhjet po vidhen, kane pa rregullsi, vota po tjetersohet.. me voten po abuzohet…po manipulohet etj etj….ishte kjo thirrja qe personalitete te larta te Partise Republikane i bene dje presidentit amerikan ne fuqi z.Donald Trump… dhe duket se kane me se te drejte…
Eshte vertet disi e pa besueshme dhe disi qesharake gjithe kjo c’ka po ndodh ketu ne Amerike keto dite te para te ketij nentori presidencial…qe te kujton disi por jo ne keto permasa ate c’ka ndodhi 20 vjet me pare ne garen mes Bush e Al Gore ….
Jane te pakten qartazi 5 shtete ku kontenstimet e akuzat e republikaneve ndaj vjedhjes se votes prej demokrateve jane te ashpra vertet e qe normalisht e kane nje lloj baze reale
Ne Michigan …jane gjendur vota te personave me vit lindje 1896 e 1900 madje jo pak por disa te tilla…dje u tha zyrtarisht se disa kompjutera qe u perdoren per numerimin e votave kane qene me defekt ndaj dhe numerimi vihet ne dyshim serioz…e behet fjale per mijera vota te numeruara ne compjutera te tille ”me defekt teknik” …dhe si per koincidence ne Michigan per dy dite ishte bindshem ne avantazh Trump e ne fund te numerimit te te gjitha votave doli fitues Biden….
Ne Wisconsin….flitet per ardhje votash me poste shume me shume se sa numri real i votuesve…madje njesoj edhe ketu…si ne Michigan
…qe nga koha e fillimit te numerimit te votave te ”postes” …asnje vote e vetme nuk u numerua ne favor te Trump por te gjitha shkuan per Biden …aq sa nje nga vezhguesit republikan te atyshem tha me humor se…duket se kutite postare me vota te para 3 nentorit vijne o nga shtabi elektoral i demokrateve ose nga shtepia e Biden ne Delaware…
Edhe ketu e njejta gje…kryesonte bindshem Trump e pas numerimit te votave me poste fitues doli Biden…
Ne Arizonen e perjeteshme te Republikaneve e ne Atdheun e Jon Mc Cain …fitues po del demokrati Biden…a e besoni ju kete perralle pyeti nje vezhgues …
Eshte aq qesharake dhe e pa besueshme gjithe kjo c’ka ndodh ketu keto dite sa demokratet e Biden gati – gati sa nuk fituan e nuk moren edhe Texasin…kalane ikonike te vete Republikaneve …
E ne kete kontekst te ben shume pershtypje edhe qendrimi skandaloz e teper jo-profesional i disa prej mediave te ketushme me CNN e NBC ne krye per raportime e informacione thellesisht te nje aneshme e dukshem ne favor te njerit kandidat e te njeres parti …Demokrateve e Biden…ku vertet Wolf Blitzzer dhe Jonn King jane shnderruar pothuajse tashme ne figura te neveriteshme, te pa besueshme te degraduara teresisht…
Ne Georgia …shtet qe historikisht ju ka takuar republikaneve …deri ne 95 % te numerimit te votave e per tre dite me radhe bindshem ne krye ishte Trump …e ne oret e fundit te numerimit serisht fitues del Biden…derisa tashme erdhi urdheri i prere…te rinumerohen edhe njehere nga e para te gjitha votat…sepse gjithcka duhet se po e humbet llogjiken …make no sens kur thone vete amerikanet…
Me keq akoma ne Pensilvani…ku Trump jo vetem qe kryesonte bindshem por ishte projektuar si fitues absolut ne kete shtet ashtu si edhe ne Georgia…republikanet kerkuan ndalimin e ardhjes dhe te numerimit te votave pas 3 nentorit…madje ja kerkuan kete edhe Gjykates vendase …e cila e hodhi poshte kerkesen e tyre dhe vazhdoi numerimin qesharak aq sa aty nese gjen nje vote te vetme nga ato ”te postes e te pas 3 nentorit” qe te jete ne favor te Trump
eshte njesoj sikur te ka rene Telebingua ….
Ndaj dhe mbreme u detyrua Supreme Court te urdheroje shtetin e Pensilvanise qe ti rinumeroje votat dhe te ndaje vec votat e votuesve fizike te 3 nentorit nga votat e ardhura me poste pas 3 nentorit…
Pikerisht nje abuzim te tille me votat elektronike dhe ato me poste Presidenti Trump e pat paralajmeruar disa dite e jave perpara zgjedhjeve zyrtare te se martes se 3 nentorit 2020 …dhe saktesisht po ndodh pikerisht ajo qe tha ai…saktesisht !
Momentalisht kur ende ne Pensilvani, Georgia, Arizona, North Carolina, Nevada e Alaska vazhdon numerimi i votave Biden vazhdon te kryesoje me vota elektorale 253 – 214 ndaj Trump por ai kreyeson edhe me votat popullore teksa ka 73 milion te tilla ndaj 69 milion te Trumpit…
Republikanet e vete Trump thone se ju mungojne pa drejtesisht e ju jane vjedhur permes tjetersimeve e pa rregullsive te shumta [ te cilat ata priten ti faktojne keto dite pasi po bejne gati disa procese ligjore kombetare] …te pakten 73 vota …qe perkojne me shtetet e Michiganit 16, Wisconsin 10…Arizona 11…Pensilvania 20…Georgia 16…ndaj dhe sipas tyre rrezultati real e i llogjikshem sot duhej te ishte 306-232 ne favor te Trump…
Por demokratet kundershtojne fuqishem…dhe e quajne gjithcka te rregullt … ndaj dhe duket se procesi ne fjale do te zgjase jo pak derisa amerikanet te mesojne se cili do te jete Presidenti i vullnetit te tyre per 4 vitet e ardheshem …presidenti real e jo ai i zgjedhur me vota te vjedhura…me manipulime, pa rregullsi e tjetersime…etj
I trembur disi nga ngjarjet e fundit ne PE e GE …Biden qe po konsiderohet nga te tijte si gati pothuajse Presidenti i ri i ardhshem i USA …kishte planifikuar mbreme nje fjalim permes te cilit do tu drejtohej amerikaneve si fitues i ketyre zgjedhjeve ”por pa pritmas” ai hoqi dore dhe e anulloi fjalimin e tij fitimtar…
Amerikane e shkokuar cdo mengjes kane zene e pyesin njeri tjetrin tashme edhe me humor.,..ore si ka mundesi qe mbreme fjetem me Trumpin e sot u gdhime me Biden ?
Dhe bota dita dites tashme po sheh nje lloj Amerike tjeter …ate te Superfuqise se deri me sotme… te kampiones se Lirise e te
Demokracise teksa po zhvishet lakuriq duke treguar haptazi problemet e polarizimet e saj te shumta e te thella fshehur deri me sot nen lekure e nen emrin e madh e te frikshem te saj…
C’do te ndodhe neser….gjithcka pritet…!
Dicka krejt ndryshe nga me pare e jashte kontureve te Amerikes tradicionale po ndodh ne USA e sotme…nje realitet kret tjeter e i vecante…ndaj tashme duhet te mesohemi se si ta shohim, ta lexojme, ta jetojme ta e kuptojme ate…OK
A.R.DOSTI