Të hënën në mbrëmje, mediat austriake njoftuan se është qëlluar në një sinagogë në qendër të Vjenës, duke lënë disa njerëz të plagosur dhe, sipas raporteve kontradiktore, ose një ose shtatë persona të vdekur.
Policia e Vjenës konfirmoi se të shtënat ndodhën dhe “ka persona të plagosur”, megjithatë, pa dhënë detaje shtesë.
Policia e Vjenës konfirmoi të hënën se të shtënat u zhvilluan “në rrethin e parë të Qytetit” dhe shtoi se “ka persona të plagosur” pa dhënë detaje shtesë. Policia u bëri thirrje njerëzve të qendrojnë larg vendeve publike si edhe të mos përdorin “Transportin Publik”.
Sipas gazetës austriake Kurier, një polic i armatosur u plagos rëndë gjatë të shtënave, pasi krimineli u largua nga vendi i ngjarjes dhe akoma mbetet i lirë. U raportua se rreth 50 të shtëna u qëlluan në rrugë pranë sinagogës, duke shtuar se të shtënat u kryen me përdorimin e një mitralozi. Kronen Zeitung raportoi se një burrë që sulmoi sinagogën në qendër të Vjenës mund të ketë kryer vetëvrasje, por bashkëpunëtorët e tij mund të jenë akoma të lirë.