Home aktualitet ‘’Të përmirësojmë klimën e biznesit në Shqipëri’’/ Luigi Soreca në takim me Delina Ibrahimaj

‘’Të përmirësojmë klimën e biznesit në Shqipëri’’/ Luigi Soreca në takim me Delina Ibrahimaj

nga Parler Albania

Ditën e sotme, ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me ministren e re të Financave Delina Ibrahimaj.

Soreca i ka kërkuar ministres së re që të dyfishojë përpjekjet për të çuar përpara reformat dhe për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe lufta kundër pastrimit të parave, por edhe “porosi” të tjera nga BE. Soreca nuk lë pa përmendur se rimëkëmbja e Shqipërisë po bëhet dita-ditës.

Gjithashtu, e porosit që të bashkëpunojë për bështetje buxhetore dhe koordinim të donatorëve në Shqipëri.

“Takimi i parë zyrtar sot me ministren e sapoemëruar të Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Ndërsa Shqipëria po tregon shenjat e para të rimëkëmbjes, është thelbësore të dyfishohen përpjekjet për të çuar përpara agjendën e reformave dhe për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri.

Inkurajova ministren të ketë fokus të lartë në veprimet kundër pastrimit të parave, prioritet vendimtar në procesin e pranimit në BE. Thelbësore të përmbushen angazhimet për ndihmën makro-financiare prej 180 milion eurosh, dhe për të luajtur plotësisht rolin kryesor të Ministrisë në mbështetjen buxhetore dhe koordinimin e donatorëve” tha ai.

Ju mund te pelqeni dhe