Home Bota Të veshur me rroba mjekësh, dy persona hyjnë me armë brenda Bankës Kombëtare, marrin një shumë të madhe parash

Të veshur me rroba mjekësh, dy persona hyjnë me armë brenda Bankës Kombëtare, marrin një shumë të madhe parash

nga Parler Albania

Një bankë kombëtare është grabitur në Greqi në zonën e Petralona-s.

Dy burra të pajisur me armë, kallashnikovë dhe pistoletë kanë marrë para nën kërcënimin e armës.

Të dy grabitësit ishin veshur me uniforma mjekësore, dhe mbanin nga një armë secili.

Ata kanë marrë një shumë ende të paditur parash nga arkëtari, i cili është tmerruar pasi i kanë drejtuar armën.

Dy autorët më pas u larguan në drejtim të paditur.

Forca të forta policie janë në vendngjarje për momentin, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve.

Ju mund te pelqeni dhe