Home Lajme nga Vendi Tenton të vetëvritet me mjet prerës, transportohet me urgjencë në spital një person në Tiranë

Tenton të vetëvritet me mjet prerës, transportohet me urgjencë në spital një person në Tiranë

nga Parler Albania

Një person në gjendje të rëndë depresive, i identifikuar me inicialet F.H., ka tentuar të vetëvritet në kryeqytet duke u vetëdëmtuar me një mjet prerës. Personi në fjalë është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:10, në Shkozë, dyshohet se në gjendje depresive ka dëmtuar veten me një mjet prerës shtetasi F. H., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ju mund te pelqeni dhe