Dy persona janë arrestuar në kufirin me Maqedoninë e Veriut, pasi po tentonin të kalonin me test të falsifikuar. Babë e bir kishin falsifikuar të dhënat e tyre, me qëllim për të kaluar kufirin maqedonas.
Konkretisht janë arrestuar N., 47 vjeç; E. N., 24 vjeç, (babë e bir), banues në Peshkopi.
Me qëllim kalimin e kufirit me formularë vaksinimi me të dhëna të falsifikuara arrestohen nga policia dy shtetas babë e bir.
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Pikës së Kalimit Kufitarë Bllatë, arrestuan në flagrancë shtetasit
N., 47 vjeç; E. N., 24 vjeç, (babë e bir), banues në Peshkopi. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë verifikimit të dokumentave në lidhje me masat anti-covid, dhe kufizimet që zbatohen gjatë udhëtimit për kalimin e kufirit, shtetasit e lartëpërmendur iu kanë paraqitur shërbimeve të Policisë në PKK Bllatë, formularë vaksinimi me të dhëna të rreme e të falsifikuara, me qëllim kalimin e kufirit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.