Ditën e sotme Policia e Dibrës ka goditur dy raste të prerjes së paligjshme të pyjeve duke arrestuar dy persona dhe proceduar penalisht dy të tjerë. Shtetasi Ismet Lela 35 vjeç banues në Selishtë u arrestua pasi tentoi të priste pyjet dhe pasi u kap në flagrancë kërkoi të korruptonte efektivët e policisë në mënyrë që t’i shpëtonte arrestimit.
Në prangat e Policisë është vënë dhe shtetasi Fiqiri Cemenja 61 vjeç për prerjen e paligjshme të pyjeve dhe u proceduan të lirë shtetasi Myrtezan Balliu dhe Halit Shehu.
Materialet i kaluan Gjykatës për veprime të mëtejshme.