Home aktualitet Tetori,muaji i ndërgjegjësimit ndaj Kancerit të Gjirit

Tetori,muaji i ndërgjegjësimit ndaj Kancerit të Gjirit

nga Albina Roshi

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj Kancerit të Gjirit dhe në mbarë botën organizohen fushata sensibilizuese për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të promovuar rëndësinë e kontrollit të rregullt të gjirit si mënyra më e mirë dhe e vetme për diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin e kësaj patologjie.

Edhe ky vit, si edhe 2020, vazhdon të ketë si kryefjalë COVID-19 dhe pasojat e tij në organizëm, dhe për fat të keq sëmundje të tilla sic është edhe Kanceri i gjirit
kanë kaluar disi në plan të dytë. Por, ajo çka pandemia e COVID-19 nxorri në pah, sidomos gjatë vitit 2021, ku edhe sensibilizimi ndaj këtij virusi ishte edhe më i madh, ishte që gjatë ekzaminimeve rutinë me skaner të realizuara në gratë e prekura nga COVID-19, ekzaminime që kryheshin për të vlerësuar gjendjen e mushkrive post covid, janë zbuluar në mënyrë rastësore edhe prezencë e Kancerit të Gjirit, patologji për të cilën ato vetë nuk kishin dijeni, duke ndihmuar kështu në diagnostikimin e kësaj patologjie në fazat e hershme të saj.

Pra, indirekt, kjo pandemi ndihmoi në përforcimin e mesazhit që çdo muaj Tetor i drejtohet të gjithë grave, të kryejnë kontrollin vjetor të gjirit sepse Kanceri i gjirit vazhdon të jetë kanceri më i zakonshëm që prek gratë dhe i dyti ndër tipet e kancerave në përgjithësi. Bazuar në statistikat e Fondit Botëror të kërkimit të Kancerit vetëm për vitin 2018 kishte rreth 2 milion raste të reja me kancer Gjiri. Prandaj edhe ky muaj shërben si kujtesë për çdo grua që të kontrollohet me
shpresën që duke vepruar në këtë mënyrë zbulimi i hershëm të çojë në rezultate më të mira në luftën kundër Kancerit të gjirit.

Ju mund te pelqeni dhe