Home aktualitet ‘’Thyen’’ zemrat e prindërve vdekja e 32- vjeçarit në Itali

‘’Thyen’’ zemrat e prindërve vdekja e 32- vjeçarit në Itali

nga Parler Albania

Ditën e mërkurë ka ndodhur një ngjarje tragjike, ku një I ri shqiptar është nfdarë nga jeta. Shkak I humbjes së jetës së tij bëhej përplasja me kamion, teksa kthehej nga puna.

Viktima quhet Lefter Musta. Ngjarja ndodhi në autostradë, teksa shqiptari po kthehej për në punë.

Shkaqet e ngjarjes janë të qarta për autoritetet. Shpejtësia tej normave të lejuara dhe një parakalim i gabuar kanë bërë që makina e shqiptarit të gjendej përpara kamionit dhe të mos kishte mundësi shpëtimi.

32-vjeçari udhëtonte me një Audi A5 ngjyrë të bardhë, por përplasja ka qenë shumë e fortë, aq sa shqiptari ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

I riu jetonte vetëm në Lonato. Siç shkruajnë mediat italiane, ai ka lënë dy prindërit, të cilët jetojnë në Shqipëri. Menjëherë në vendin e ngjarjes, shkuan disa prej kolegëve të tij të punës, por as ata nuk mundën të bënin gjë. Ndërkohë shoferi i kamionit nuk ka pësuar dëmtime të rënda.

Ju mund te pelqeni dhe