Situata të paqeta krijohen në rradhët e selisë Blu, që në momentin kur Basha iu ‘’bind’’urdhrit të amerikanëve për të përjashtuar Berishën nga rradhët e Partisë Demokratike.
Zbardhen detaje të reja për sa i takon takimit që u zhvillua ditën e sotme.
Bëhet me dije, se demokrati Flamur Noka ka debatuar me grupin për të gjetur një zgjidhje të këtij ‘’ngërci’’ politik.
“T’i je përgjegjës që i ke ngulur një thikë pas shpine Sali Berishës. Ti pavarësisht kësaj, ke thënë se është vendimi i jetës time. Vetëm vendimi i anetarësisë e mban PD-në e bashkuar. Cdo vendim në kundërshtim me vullnetin e shumicës e përcan partine. Me këtë vendim e ke fut PD në një rrokullim pa kthim”, mësohet të ketë thënë Noka.
Nga ana tjetër mësohet se Lulzim Basha po bën një hap përpara Sali Berishës. Pasi,është nisur pas takimit për të takuar kryetarët e degëve në qarkun e Fierit. Këto takime të Bashës me krerët e degëve të Fierit vijnë një ditë para takimit që ka paralajmëruar Berisha në këto qytete në kuadër të iniciativës për referendum që ka ndërmarrë.
Ndërkohë, Berisha ndihet i penduar që solli në rradhët e selisë Bashën. Për këtë kërkon falje dhe premton se do ta rikthejë sovranitetin e PD përmes referendumit.