Para disa muajsh , Kryetari i opozitës Shqiptare zoti Lulëzim Basha u thërrit , nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë për ti bërë të njohur vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit , në praninë e të deleguarit të posaçëm të (SHBA) të shpalljes ” NON GRATA ” të ish -Kryetarit të PD-e , zotit Sali Berisha .
Deri para atij momenti , zoti Basha qëndronte në një llogore me zotin Berisha , siç kishte ndodhur për gjatë gjithë karrjerës së tij. Biseda e zhvilluar në “tavolinë” ku ju paraqitën fakte të pa kontestueshme . për fajësinë dhe shpalljen si person të pa dëshiruar në SHBA, të zotit Berisha , e tronditën aq shumë sa akoma dhe sot (pavarësisht se një pjesë të aferave korruptive i kishte në konsideratë dhe të njohura për të ) e bindën me fakte , se kthim mbrapa nuk ka për të pasur më kurrë .
FAKTE të paraqitura , POR TË PA DISKUTUESHME DHE TOP SECRET , të cilat do i bëhen me dije zotit BERISHA në momentin e duhur. ( Për arsye hetimi dhe mos dalje sekreti deri në përmbushjen dhe ekzekutimin e vendimit , i cili do kurorëzohet nga drejtësia Shqiptare , dhe jo , nga ajo Franceze ).
Normalisht , që zoti Basha vuri në djeni Profesorin , POR JO TA NJOHË ME HOLLËSITË E PARAQITURA nga i dërguari i posaçëm i SHBA të Amerikës në Tiranë.
Zotit Basha , as në ëndërr nuk do i vinte në mend të bënte gafën dhe të ” hapte gojën” për sa i panë sytë e per sa i dëgjuan veshët në atë takim , në lidhje me akuzat dhe FAKTET e paraqitura ( Kusht i paraprirë nga pala bashkë biseduese , për të mos i dhënë kohë Profesorit të kundër reagojë , për tju shmangur përgjegjësive ). Zoti Berisha , është i “thekur ” me lojrat politike , dhe kuptoj shum mirë se zoti Basha , nuk po i thoshte as çerekun e atyre sa i komunikuan , nga Ambasadoria e SHBA-s në Tiranë dhe nga i dërguari i posaçëm i DPA-s.
Ndaj sot , e akuzon për “TRADHËTI” ndaj naltmadhnisë së tij .
Lind pyetja : Po ka shans Basha apo kushdo Bashë tjetër në Shqipëri , të nxjerrë në rrugë apo të vërë në dyshim drejtësinë Amerikane , kur ajo bie ndesh me interesat rajonale të SHBA-s !!!
Jo me larg se dje ka ardhur reagimi i departamentit te Shtetit ku thuhet se shpallna “non grata” eshte e pa negocjueshme duke ju pergjigjur kerksere se Berishes qe ti heqin statusin “non grata”.
Emërtimi 7031 (c) është kodi i Departamentit të Shtetit Amerikan për ‘’non grata’’. Por, Amerika I përgjigjet Berishës se në botë janë mbi 200 persona të shpallur “non grata” nga Amerika dhe asnjë nuk është kthyer mbrapsht.