Home aktualitet Tragjedi në Greqi, makineria përplaset me vagonin e trenit, vdes një person dhe plagosen 2 shtetas austriakë

Tragjedi në Greqi, makineria përplaset me vagonin e trenit, vdes një person dhe plagosen 2 shtetas austriakë

nga Parler Albania

Gjatë natës ka ndodhur një aksident në linjat  hekurudhore në Greqi, pasi ka ndodhur një dëmtim i një makinerie të përdorur nga një punishte austriake për punime të specializuara të lëmimit, me pasojë plagosjen me vdekje të një 41-vjeçari grek të punishtes.

Dy anëtarë të tjerë të ekuipazhit austriak, janë plagosur.

Sipas Nikos Hairetas, drejtor menaxhues i STASY, dy personat fatmirësisht nuk kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar për të marrë një trajtim mjekësor, shkruajnë mediat greke.

Aksidenti ka ndodhur në linjën 1, kur një makinë e posaçme bluarëse që ishte nisur nga Kifisia ka dëmtuar frenat, për pasojë ka nisur të lëvizë në mënyrë të pakontrolluar, me shpejtësi deri në 60 km/h, para se të përplaset përfundimisht me një tren tjetër, në lartësinë e tij. Stacioni i Agios Nikolaos, i cili ishte vendosur nga shërbimi kompetent i STASY për të ndalur rrjedhën e tij.

Ju mund te pelqeni dhe