Në Kuvendin e Shqipërisë vijojnë replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD-së Tritan Shehu. Tritani i bën thirrje që të kryejë gjeste të mira ën shërbim të vendit , duke hequr dorë nga Minishengeni.
Tritan Shehu: ‘’Nuk mund të them se kam mbetur i zhgënjyer nga fjala juaj, pasi e kisha parashikuar, ju nuk thatë asgjë, u përpoqët me disa terma teknike dhe lojëra fjalës. Ti bjemë drejt, duke ju dëgjuar ju duhet të shpjegoj se pse ajo që ju thoni nuk qëndron. Ideja e një jugosllavie të re me Shqipërinë brenda ka nisur që para një dekade.
Pikërisht gjatë përpjekjeve për të krijuar Jugosllavinë e re lindi ideja e shkëmbimit të territoreve. Prej këtij momenti presidenti i Serbisë kërkoi që të zbatonte teorinë, që njëra palë të mos humbë gjithçka, dhe tjetra të mos fitojë gjithçka. Ju sa herë që jeni pyetur për shkëmbimin e territoreve, keni thënë se Kosova do të bashkohet me Shqipërinë, kjo nxori në pah vetëm idenë për krijimin e Jugosllavisë së re.
Ju zoti kryeministër po i lini emigrimin tonë në dorë të Serbisë, siç bëtë edhe pas përzierjes së çështjeve të Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, procesi i Integrimit në BE është individual, dhe çdo shtet duhet të mbajë përgjegjësitë.
Ju zoti kryeministër po e fusni integrimin tonë në dorë të Serbisë, Serbia e ka një këmbë e gjysmë në Moskë, dhe gjysmën tjetër e ka peng.
Gjërat nuk po shkojnë si duhet, unë ju kërkoj sot që të deklaroheni për fundin e kësaj loje me Ballkanin e Hapur, duke bërë një gjë të dobishme për Shqipërinë.’’