Home Lajme nga Rajoni U arrestua me dhunë ditën e sotme, lirohet nga burgu burri i Besa Shahinit

U arrestua me dhunë ditën e sotme, lirohet nga burgu burri i Besa Shahinit

nga Parler Albania

Është liruar nga burgu Dardan Molliqaj, burri i ish-Ministres Besa Shahini, i cili u arrestua me dhunë ditën e sotme në Kosovë.

Molliqaj, kreu i PSD-së, u arrestua sepse pengoi zhvillimin e konferencës së Kryetarës së Gjykatës Speciale, së bashku me disa aktivistë të partisë së tij.

Së bashku me Molliqajn u liruan dhe aktivistët e PSD-së. Në lidhje me arrestimin e Molliqajt, ka reaguar dhe ish-Ministrja Shahini, e cila e konsideron këtë si një absurditet nga ana e kryeministrit Albin Kurti i cili sipas saj, ka një nevojë shumë të madhe për të shuajtur çdo zë opozitar në Kosovë. 

Ju mund te pelqeni dhe