Home Politikë U përfol se do të linte mandatin, Luljeta Bozo e merr me zell politikën, mbërrin 40 minuta para kohe në Asamblenë e PS-së

U përfol se do të linte mandatin, Luljeta Bozo e merr me zell politikën, mbërrin 40 minuta para kohe në Asamblenë e PS-së

nga Parler Albania

Jo vetëm që nuk ka ndërmend të lërë mandatin, por deputetja e zgjedhur Luljeta Bozo është tepër e përpiktë kur vjen fjala për mbledhjet e partisë.

Ajo ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve 40 minuta para nisjes zyrtare të punimeve të Asamblesë, teksa shihet duke ecur e vetme në hyrje të godinës.

Bozo ishte një nga prurjet e Edi Ramës në zgjedhjet e 25 Prillit, së bashku me Najada Çomon, e cila u tërhoq disa ditë më parë nga mandati i deputetes.

Asambleja e socialistëve do të nisë sot në orën 10:00, ku kryeministri Edi Rama pritet të prezantojë dhe ekipin qeverisës në 4 vitet e ardhshme.

Bozo është deputetja më e vjetër që do të hyjë në Kuvend, dhe pritet që të drejtojë dhe seancën që do të mbahen në datën 10 Shtator, në nisje të legjislaturës së 10-të parlamentare.

Ju mund te pelqeni dhe