Home Lajme nga Vendi U vra në atentatin mafioz në zemër të Lushnjës, zbulohet ‘ana e errët’ e Bledar Muçës: I akuzuar për ‘Vrasje në tentativë’ në 2007-ën

U vra në atentatin mafioz në zemër të Lushnjës, zbulohet ‘ana e errët’ e Bledar Muçës: I akuzuar për ‘Vrasje në tentativë’ në 2007-ën

nga Parler Albania

Bledar Muça, 40-vjeçari, i cili u ekzekutua në atentatin e të hënës në mbrëmje në Lushnje, rezulton të ketë qenë i dyshuar në vitin 2007 për “Vrasje të mbetur në tentativë”. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije, se ngjarja e 14 viteve më parë dyshohet se nuk ka lidhje me atentatin e djeshëm, çfarë e ka përjashtuar si pistë për momentin.

Që prej 2007-ës deri në ditën që u ekzekutua, Bledar Muça nuk ka pasur asnjë problematikë me ligjin, ndërsa njihej si njeri i qetë, por me influencë në qytetin e Lushnjes për shkak edhe të numrit të lartë të bizneseve që kishte në pronësi. Në vendin e ngjarjes hetuesit kanë gjetur 21 gëzhoja plumbash nga shkrepja e armës nga autorët. Makina e këtyre të fubdit rezulton të jetë vjedhur në Vlorë, pasi është denoncuar e humbur pak kohë më parë.

Atentatorët kanë qenë të pa maskuar gjatë kohës që kanë qëlluar në drejtim të ambienteve të lokalit. Në verifikim janë disa pista të mundshme, mes tyre ajo e lidhjes familjare me anëtarët e “Hakmarrja për Drejtësi”. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar në komisariat më shumë se 20 persona. Po ashtu, në filtër vijojnë të jenë një numër i konsiderueshëm kamerash sigurie të bizneseve në afërsi.

Ju mund te pelqeni dhe