Home aktualitet Ukraina në rrezik/Meta në takim me shefin e Shtabit të Përgjitshëm të Forcave të Armatosura

Ukraina në rrezik/Meta në takim me shefin e Shtabit të Përgjitshëm të Forcave të Armatosura

nga Parler Albania

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook ka shpërndarë foto nga takimi me Shefin e Shtabit të Përgjitshëm ë Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Bajram Begaj.

Meta shkruan se ata kanë diskutuar lidhur me situatën e tensionuar në Ukrainë duke theksuar se shqetësimi është përcjellë te partnerët e NATO-s lidhur me agresionin rus.

“Në këtë kontekst, nënvizova rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse”-përfundon kreu i shtetit.

Postimi i plotë:
Sot pata një takim pune mjaft të frytshëm me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Bajram Begaj.
Diskutuam për situatën në dhe rreth Ukrainës.

Ndamë shqetësimin e përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e agresionit rus ndaj këtij vendi mik, të pavarur dhe sovran, si edhe për implikimet që ky kërcënim, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, mund të ketë edhe për mbarë Europën dhe për rajonin tonë.

Në këtë kontekst, nënvizova rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse.

Ju mund te pelqeni dhe