Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë të ditur se të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, do të vaksinohen me detyrim.
Balla shprehet se në Kuvendin e Shqipërisë ranë dakord për vaksinim të deputetëve dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.
Ai thekson se sidomos studentët të vaksinohen .
“Ramë dakort për vaksinimin e detyrueshëm të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Ky është një mesazh shumë i mirë që Kuvendi i Shqipërisë u jep sot qytetarëve. Unë iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen.
Sidomos studentëve, të gjithë duhet të vaksinohen”-tha Balla.për deputetët/Balla mesazh qytetarëve